29 Mars 2024

LDK: Rritja e çmimit të rrymës për të mbuluar humbjet e KEK-ut

Prishtinë, 22 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pritur me shqetësim vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Shpenzimi i energjisë elektrike nga ana e amvisërisë në Kosovë përbën mbi 54% të tërë shpenzimit prandaj sipas LDK-së shtrenjtimi i energjisë në radhë të parë do të godet familjet, një pjesë e konsiderueshme e të cilave edhe ashtu jetojnë në varfëri.

\"Përveç përmes faturave më të shtrenjta të rrymës, familjet kosovare do të pësojnë edhe nga shtrenjtimi i të gjithë artikujve tjerë jetësor të cilët do të përcjellin këtë rritje të çmimit të rrymës.\"

Në njoftim për shtrenjtim thuhet se KEK-u ka kërkuar shtrenjtim prej 23%, ndërsa ZRRE ka miratuar 8.9%.

\"Duhet të përkujtojmë KEK-un se nga raportet zyrtare shihet se humbjet në sistemin energjetik, për të cilin është përgjegjës pikërisht KEK, shkojnë në 38%, ndërsa vetëm në distribucion janë 17%\", vlerëson LDK.

Sa për informim, sipas LDK-së humbjet në shtetet ku sistemi energjetik menaxhohet mirë dhe funksionon si duhet janë vetëm 3-4%.

\"Rritja e çmimit të rrymës reflekton paaftësinë e Qeverisë Thaçi për të revitalizuar këtë sektor strategjik në Kosovë. Në letrën dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës e bënë të qartë se do të kërkoi rritjen e çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor, kështu që kjo konsiderohet se është rritje politike e çmimit të energjisë.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)