19 Prill 2024

LDK: Qeveria mashtron qytetarët me shkarkime të inkasantëve

Prishtinë, 6 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se shkarkimet e inkasantëve dhe stafit teknik në KEK janë bërë me direktiva të Qeverisë Thaçi për të mashtruar opinionin. Këta punëtorë sipas LDK-se nuk kanë aspak faj për këtë situatë.

LDK vlerëson se përgjegjësia është tek aksionarët e kësaj ndërmarrje, që është Qeveria e Kosovës.

Kjo Qeveri po zhvat qytetarë përmes dhjetëfishimit të tantiemës për thëngjill duke i taksuar dy herë qytetarët.

LDK kërkon përgjegjësi nga qeveria për këtë neglizhencë ndaj problemeve të qytetarëve.

LDK është e shqetësuar me informatat e fundit që po qarkullojnë se Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) ka konstatuar se privatizimi i distribucionit të KEK-ut është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore.

LDK kërkon që Qeveria Thaçi të sqaroi para qytetarëve të vendit se mbi çfarë baze arriti të falë distribucionin me vetëm 26 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)