19 Prill 2024

LDK: Largimi i TC Kosova B nga Kosova e Re i jashtë ligjshëm

Prishtinë, 15 maj - Këshilli i Ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vlereson se energjia është sektor i rëndësishëm në ekonominë e çdo shteti por përcaktonë edhe fuqinë politikë të atij shteti.

Duke pasur parasysh se Kosova ka rezerva të konsiderueshme të qymyrit, do të duhej të që të mos ketë probleme me energji.

Por e vërteta sipas LDK-se është se Kosova  përkundër rezervave të mëdha të linjitit,  ka mungesë të energjisë dhe të kapaciteteve energjetike.

\"Qeveria pa kurrëfarë arsye të qëndrueshme vonon projektin e Kosovës së Re. Bile Komiteti Drejtues per Termocentrali Kosova e Re para disa ditëve ka marr vendim per shprehjen e interesit per paket projektin Kosova e Re nga i cili eshte larguar Termocentrali Kosova B\", thekson LDK.

Largimi i TC Kosova B nga pakoja e privatizimit sipas LDK eshte ne kundershtim me Strategjine e Energjise 2009 – 2018 te amandamentuar me propozimin e Qeverise në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 01.04.2010.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur me 01.04.2010 ka marrë vendim për miratim të Strategjisë së Energjisë 2009-2018.

Bazuar në vendim janë marr në konsiderim edhe rekomandimet e komisionit Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion si në vijim:

”3. Në Strategjinë e Energjisë, seksioni 11. 2. 5 Revitalizimi i TC “Kosova B”me pjesëmarrjen e sektorit privat, ndryshohet fjalia e tretë e paragrafit të dytë dhe formulohet si vijon: “sektori privat do të përfshihet në kuadër të transaksionit “Kosova e Re””.

Pasi që në vendimin e marr është pranuar të riformulohet siç është në pikën 3 të vendimit ku kërkohet që “sektori privat të përfshihet në kuadër të transaksionit “Kosova e Re”, konsiderojmë se Qeveria nuk ka mundur të vazhdojë me projektin Kosova e Re (pa  Termocentralit Kosova B në pakonë Kosova e Re) pa u aprovuar ndryshimet në dokumentin Strategjia e Energjisë 2009-2018.

Qeveria e Kosovës duhet që të veprojë sipas Strategjisë së Energjisë 2009-2018 bazuar në Ligjin për Energjinë, e më këtë edhe Komiteti Drejtues për Projektin Kosova e Re.

Largimi i TC Kosova B nga Projekti Kosova e Re pa amandamentimin e Strategjisë së Energjisë është i jashtë ligjshëm.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të infomojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për dështimet e një pas njëshme të projektit Kosova e Re nga viti 2010.

Kosova cdo vit importon energji elektrike 12-14 % (deri në 50 milion Euro për vit) per plotesimin e nevojave te konsumatoreve me çmime te larta, ndërsa në anën tjetë projekti për Kosovën e Re vonohet pa kurrëfar arsye.

Më këtë ritëm të Qeverisë Kosova në vitin 2017 do të nevojitet të importoj 40-45 % të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesat e Konsumatorëve, sepse bazuar në Strategjinë e Energjisë 2009-2018 dekomisionimin i TC Kosova A (njësitë A3, A4 dhe A5) do të bëhet në vitin 2017, ndërsa në anën tjetër qeveria nëpërmes komitetit drejtues për Kosovën e Re vetëm ndryshon pakot tenderuese e paguan këshilltarë të transaksionit.

Vonesat në realizimin e këtij projekti do të jenë barrë e rëndë për qytetarët e Kosovës, sepse do të jenë të detyruar të paguajnë tarifa të larta, ndërsa sektori i ekononomisë nuk do të mund të zhvillohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)