18 Prill 2024

Largimi i Gjukajt nuk e zgjedh problemin e qytetarëve

Prishtinë, 18 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar kabërë të ditur se protesta “Ndale Hajninë – Zhvilloje Shtetin” kishte kërkesa thelbësore për shoqërinë. Shkarkimi i një drejtori përbënë vetëm nismën për plotësimin e njërës nga kërkesat tona e cila ishte për marrjen e masave ndaj përgjegjësve dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

“1 Ndalimi i shkyçjeve; 2 Hetimi i plotë i çështjes së fryrjes së faturave; 3 Sqarimi (pas hetimit) i vënies së njehsorëve digjital; 4 Mosrritja e çmimit të energjisë elektrike; 5 Fillimi i hetimeve për të gjitha rastet e korrupsionit në vend; 6 Ndalimi i hajnisë dhe korrupsionit janë kërkesa që as për së afërmi nuk janë plotësuar”, është thënë në një komunikatë të Grupit të Organizuar të qytetarëve.

Raporti i ZrrE-së i datës 14 mars, ndonëse i pakompletuar, konfrimoi parregullsitë e pretenduara nga ne. “Largimi i Drejtorit Arben Gjukaj, nuk e zgjidh problemin e qytetarëve të Kosovës. Grupi i Qytetarëve të Organizuar shkarkimin e Drejtorit Arben Gjukaj vetëm 1 muaj nga përfundimi i kontratës së tij e sheh si frikë e të korruptuarve të cilët duan ta përfundojnë këtë çështje sa më shpejtë pa e zgjidhur problemin në thelbin e tij”, theksohet në komunikatë.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, nga vetë pozita janë kërkuar dorëheqje të Bordit të Drejtorëve dhe akterëve të tjerë. Grupi i Qytetarëve të Organizuar për çështjen e KEK-ut e mbanë përgjegjëse Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrin e saj Besim Beqaj i cili duhet të dorëhiqet, Bordin e Drejtorëve të KEK-ut i cili gjithashtu duhet shkarkuar, Zyren e Rregullatorit të Energjetikës e cila duhet të të garantoj publikisht se nuk do të rriten çmimet e energjisë elektrike në kurriz të qytetarit të Kosovës.

“Çfarëdo procesi i riemërimit të personave të ndryshëm në krye të KEK-ut apo bordit të tij, duhet të jetë transparent para qytetarëve të Republikës dhe me pjesëmarrje të tyre, pasi pasojat e veprimeve të tyre po i mbajnë vetë qytetarët e Republikës”.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar po e përcjellë me vëmendje situatën në vend dhe është në konsultim me shumë qytetarë, grupe të interesit, organizata të shoqërisë civile, sindikata, organizata studentore etj. për masovizimin e protestave të ardhshme paqësore deri në realizimin e të gjitha kërkesave.

Sipas tyre, institucioni i vetëm i pakorruptuar dhe që po duket ende funksional ka mbetur institucioni i protestës paqësore në të cilin marrin pjesë qytetarët e ndershëm të cilët kanë një qëllim: ndaljen e hajnisë – zhvillimin e shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)