29 Mars 2024

Lansimi i SEEK, një ditë e madhe për gratë ndërmarrëse në Kosovë’

Prishtinë, 12 nëntor - Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), si entitet implementues i Marrëveshjes 49 milion dollarëshe të Pragut, të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjensionit Federal Amerikan, MCC, lansoi projektin $20.6 milionësh, të quajtur SEEK - Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, projekt që do të implementohet nga konsortiumi gjerman GFA dhe HPC.

Janna Fortmann, Udhëheqëse e projektit të Grave në Energji në SEEK, vlerësoi lansimin e SEEK si ditë të madhe për gratë ndërmarrëse.

Mospjesëmarrja e mjaftueshme e grave në ndërmarrësi, u cilësua si problem global nga znj. Fortmann, mirëpo me theks të veçantë në Kosovë, gjë që sipas saj bie në kundërshtim me faktin që gratë kosovare dijnë shumë për efiçiencën, janë përplotë energji dhe ide interesante të biznesit.

“Të fuqizojmë dhe mbështesim gratë në ndërmarrësi do të thotë të ndihmojmë familjet dhe ambientin biznesor, andaj përmes SEEK, ne do të shtyjmë gratë të marrin vendimet e tyre mbi investimet në efiçiencën e energjisë, që çojnë në biznese të qëndrueshme", shtoi ajo.

Folës kryesorë në lansimin e SEEK, ishte  Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK, i cili shpjegoi më detajisht qëllimin e projektit SEEK, duke vënë në pah faktin se 2600 shtëpi dhe banesa kosovare do të përfitojnë nga masat e  eficiencës, si dhe Administratori i USAID, Mark Green, që ritheksoi përkushtimin e USAID për bashkëpunim dhe përpjekje drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës.

SEEK synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë.

Fokusi parësor teknik i ndërhyrjeve të SEEK-ut janë masat e efiçiencës së energjisë që do të zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje dhe promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me efiçiencë të energjisë, si dhe stimujt që synojnë rritjen e përfshirjes së grave në mundësitë e biznesit të sektorit energjetik, dhe investimet e efiçiencës për bizneset në pronësi të grave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)