18 Shtator 2019

Kryeqyteti shumë shpejt me Hartë Zonale

Prishtinë, 16 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”.

Projekti ka vlerën 170 mijë euro, ku 120 mijë janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin fiskal 2019, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë nga Komuna e Prishtinës.

Ministri Matoshi ka vlerësuar se hartimi i Hartës Zonale,  është një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor për Komunën e Prishtinës.

“Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të përfshihemi në projektin e hartimit të Hartës Zonale dhe sot ky bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal po finalizohet përmes një Marrëveshje Mirëkuptimi që e nënshkruam bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti. Hartimi i Hartës Zonale është një dokument i rëndësishëm për komunën dhe kryeqytetin”, tha ministri Matoshi.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ministri Matoshi dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për projekte të tjera të përbashkëta si: krijimi i zonave të gjelbra, deponitë e materieve të ngurta, gjelbërimi vertikal etj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur bashkëpunimin me MMPH-në, në të mirë të mjedisit në kryeqytet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)