20 Prill 2019

KRU ,,Prishtina" lun rol të rëndësishëm në projektin për Trajtimin e Ujërave të Zeza

Prishtinë, 15 janar – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion i gjerë i Thesarit nga Qeveria Franceze.

Në takimin që u mbajt sot në drejtorinë e KRU,, Prishtina ,, morën pjesë kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe stafi menaxherial ndërsa nga Pala Franceze të pranishëm ishin, Bruno Rakjedian / Kryesues i Njësisë nga Sekretariati Gjeneral, Florence Dobelle / Kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Fabien Mainguy/ Lider i Ekipës për Ujë dhe Kanalizime nga Agjencioni Francez për Zhvillim, Joseph Giustiniani / Atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë francez.

Tema e kësaj tryeze të rrumbullakët ishte Imianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Me theks të veqantë u diskutua roli dhe kontributi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, drejtë fazave fillestare për implementimin e këtij projekti gjigant, si çështjet teknike që kanë të bëjnë me realizimin e këtij projekti me sa më pak pengesa gjatë rrugëtimit, shpronësimet, shpenzimet operative, kolektorët kryesorë, çështjet financiare, mundësia e kyçjeve të banimeve të reja për shkak të zhvillimeve të mëdha kohëve të fundit.

KRU ,,Prishtina,, sh.a. do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në implementimin e këtij projekti pasi që do të menaxhon me të dhe se, Njësia Implementuese e Projektit do të vendoset në këtë kompani.

Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv dhe njëherësh edhe pjesë e Komitetit Drejtues të këtij projekti tha se, ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU,,Prishtina,, dhe me doemos duhet realizuar sa më mirë dhe në kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)