05 Dhjetor 2020

KRU planifikon pastrimin e rezervuarëve në qytetin e Shtimes

Prishtinë, 30 qershor – KRU”Prishtina” sh.a., Njësia Operative e Ujësjellësit në Shtime ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarëve të ujit.

Pastrimi i rezervuarëve në Shtime do të bëhet më datat:   1 ,  2  dhe  6  korrik  2020.

Përgjatë pastrimit të rezervuarëve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë këto tre ditë, në komunën e Shtimes, kohë pas kohe.

Datë, 1.7.2020

-           Pastrimi rezervuarit te “Stacioni i Pompave” - Shtime dhe

-           Rezervuari  500 m3 - afër SHM “ Naim Frashëri ” – Shtime.

Datë, 2.7.2020

-           Pastrimi i rezervuarit 250m3,  afër restaurantit  “ Te Lisi ” – Shtime dhe

-           Pastrimi i rezervuarit 350m3, “ Te Pishat ” – Shtime.

 Datë, 6.7.2020

-           Pastrimi i rezervuarit 250m3

Të nderuar konsumatorë, pastrimi i rezervuarëve është domosdoshmëri dhe kështu ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptim! 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)