19 Mars 2024

Kostt njofton për punime intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2

Prishtinë, 23 nëntor - Njoftohen qytetarët që ekipet profesionale të mirëmbajtjes të KOSTT sh.a sot nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e Shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3.

Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje.

Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MW) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MW aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e plotë të defektit për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)