24 Janar 2020

KOSTT Inauguron nënstacionin e Drenasit te Linjës së Dyfishtë Transmetuese

Drenas, 27 qershor - Sot në praninë e personaliteteve të shumta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqësueseve të Ambasadës Gjermane, u inaugurua edhe paket projekti “Ndërtimi i Nënstacionit 220/10(20)kV Drenasi dhe Linjës së Dyfishtë Transmetuese 220kV “.

Inaugurimi i këtij projekti vjen në vazhdën e sukseseve tjera të KOSTT-it dhe përkushtimin e të gjithë punonjësve për arritjen e standardeve më të larta profesionale, të cilat kanë dhëne dhe po japin rezultate të prekshme për të gjithë konsumatorët e Kosovës.

Deri më tani Drenasi është furnizuar nga një nënstacion i tej ngarkuar 35kV, i cili është aset i KEDS-it, ndërsa me ndërtimin dhe lëshimin në punë të Nënstacionit Drenasi po kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët e Drenasit.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M. Shala në fjalën e tij të rastit theksoi se ngjarja e sotme shënon edhe një zhvillim dhe sukses madhor për KOSTT-in, Rajonin e Drenasit dhe Republikën e Kosovës, paket projekt ky shumë i rëndësishëm për Sistemin Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

"Përfundimi i punimeve dhe lëshimi në punë i këtij nënstacioni të bashkë financuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues dhe e ndërtuar me stabilimente të tensionit të lartë 220kV me izolim me gaz (Gas Insulated Switchgear – GIS), të cilat nga aspekti i sigurisë janë më të besueshme për operim me zero aksidente deri më tani dhe të përshtatshme për ambiente të banueshme në qytete dhe të cilat janë të më të përshtatshme për ambientin, do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe transformuese, rritjen e sigurisë dhe kualitetit të furnizimit me energji elektrike për rajonin e Mitrovicës dhe gjithë Republikën e Kosovës, duke zvogëluar humbjet në transmision dhe zvogëlimin e energjisë së pa furnizuar si rezultat i eliminimit të fyteve të ngushta në rrjetin e shpërndarjes dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe industrial të rajonit të Drenasit”, theksoi Shala.

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Bekim Muarremi duke e përgëzuar KOSTT-in dhe menaxhmentin e KOSTT-it si një bashkëpunëtor shembullor gjatë implementimit të këtij projekti, uroj sukses dhe bashkëpunim me BERZH në të gjitha sferat si dhe projektet e ardhshme të KOSTT edhe në të ardhmën.

Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci theksoi ”Jam shumë i lumtur që Nënstacioni në Drenas po përurohet, projekt ky i filluar në vitin 2017 nga ardhja ime në krye të Drenasit dhe që atëherë kam premtuar menaxhmentin e KOSTT-it që asnjë pengesë gjatë impletimit të këtij projekti madhor për Drenasin nuk do të këtë dhe prandaj edhe në afat rekord kemi përfunduar punimet dhe qytetarët e Drenasit dhe bizneset do të gëzojnë frytet e saj”

Përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese ABB Italy, z. Rinaldo Pagani theksoi së ABB është shumë e lumtur të mbështesë zhvillimin e Republikës së Kosovës me teknologjinë më të mirë dhe më të avancuar të kompanisë ABB, por sot është dita të festojmë punën e të gjithë punonjësve të angazhuar nga Italia, Kroacia, Turqia, Shqipëria dhe Kosova si dhe të gjithë nën kontraktorët të cilët morën pjesë në implementimin e këtij projekti për dy vite. Përkundër udhëtimit sfidues gjatë implementimit të punimeve sot është dita të admirojmë atë që kemi arritur dhe se kompania ABB është e gatshme të bashkëpunoj me KOSTT dhe Republikën e Kosovës edhe në të ardhmen.

Ky projekt i cili kap vlerën prej 6.8 Milion Euro është bashkë financuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është realizuar në 3 (tre) LOT-a nga kontraktuesit: Konzorciumi ABB Italy dhe ABB Kroaci; Konzorciumi Hyundai Heavy Industry (Bullgari) dhe Ballkan Petrol Energy (Kosovë) dhe Romelectro (Rumani) si dhe kompania konsulente AF Consult (Zvicër), të cilëve i jemi mirënjohës për punën e bërë.

Në përmbyllje Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Shala, vazhdoj të falënderoj Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunën e Drenasit për mbështetjen e ofruar gjatë implementimit të këtij projekti dhe njëkohësisht përgëzoj stafin e KOSTT-it për angazhimin dhe punën e bërë gjatë fazës së përgatitjes së projektit dhe implementimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)