18 Prill 2024

Kosova Thengjill kërkuan nga MMPH leje të integruar

Prishtinë, 25 maj - Sot Ministri Gashi takoi përfaqësuesit e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli” Sh. A. njëherësh edhe punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, për të biseduar rreth mundësisë së aplikimit ana ana e tyre për Leje të Integruar Mjedisore.

Ekipi nga “Kosova Thëngjilli” shprehën pakënaqësitë e tyre rreth ndërprerjes së furnizimit me lëndë të parë, gjegjësisht me thëngjill të njomë, nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Si arsytim për këtë ndërprerje, KEK’u kishte thënë se kjo ndërmarrje është njëri ndër ndotësit më të mëdhenjë mjedisorë të kësaj kompanie, në kohën kur “Kosova Thëngjilli” kishte qenë pjesë e KEK’ut.

Megjithatë, përfaqësuesit e “Kosova Thëngjillit” deklaruan se me investime të vogla edhe ato pak probleme që i shkaktohen mjedisit do të mund të zhduken.

Propozimi i përfaqësuesëve të Ministrisë së Mjedisit ishte t’i lejohet kësaj kompanie aplikimi për leje të përkohshme mjedisore si entitet i ndarë nga KEK’u, nëse këta besojnë se i plotësojnë kushtet që i parasheh Leja e Integruar.

Ekipi i “Kosova Thëngillit” falenderuan Ministrinë dhe thanë se do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme para aplikimit për këtë leje.

Ministri Gashi deklaroi se kjo përpjekje nga ana e Ministrisë së Mjedisit vie më shumë nga apekti human në këtë çështje, për arsye se në rast të mbylljes së kësaj ndërmarrjeje, rreth 230 punëtorë do të detyroheshin të largoheshin nga puna.

Megjithatë, ai theksoi se prodhimi në këtë ndërmarrje pas investimit në përmirësimin e ndotjeve mjedisore do të ishte shume e frytshme duke pasur parasysh kapacitetin e prodhimit që posedon kjo ndërmarrje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)