29 Mars 2024

Kosova, tani ka edhe Agjencionin për Mbrojtje nga Rrezatimet

Prishtinë, 29 qershor - Pas një kohe të gjatë dhe kërkesave të vazhdueshme të Komisionit Evropian , me vendim të ministrit të MMPH-së Dardan Gashi, u themelua Agjencioni Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimet ndëra  Kryeshef i Agjencionit u emërua Pof. Ferki Fejza, Fizikan Mjeksor.

Mbështetur në nenin 145, paragrafi 2 të Kushtetutës se Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 1, paragrafi 3, pika (ç) te rregullores nr 2001/19, nenit të ligjit për Mbrojtje nga Rrezatimi Jonizues, Jo jonizues dhe Siguri Nukleare si dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit të datës 16.6.2011 për transferimin e nëpunësit nga MSH/QKUK, në Ministrinë e Mjedisit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi mori vendim që Ferki Fejza të emërohet u.d i Kryeshefit të AMRK-së.

Rëndësia e themelimit të AMRK-së është shumë e madhe, sepse për here të parë në Republikën e Kosovës ka institucion përgjegjës për menaxhim në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Ferki Fejza është ekspert i kësaj fushe dhe ka një numër të madh punimesh dhe trajnime të kryera në qendra të njohura evropiane si në Francë, Itali Angli, Gjermani dhe Kroaci.

Po ashtu ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe tubime shkencore siq ishte Kongresi i tretë për Mbrojtje nga Rrezatimi që u mbjt vitin e kaluar në Helsinki dhe Fejza ishte përfaqësues i Republikës së Kosovës në atë Kongres. Po ashtu është edhe hartues i shumë projekteve nga OJQ-të (Projekti Avokim në Politikat Mjedisore në Procesin e Integrimeve Evropiane nga i cili projekt u ndikua që Ligji për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Nukleare të kthehet për ndryshim dhe harmonizim me legjislaturën Evropiane dhe standardet e IAEA-së.

Kryeshefi i tashëm i Agjencionit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Nukleare, për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në KK të Prishtinës rreth problemit të antenave të telefonisë mobile si dhe në Policinë e Kosovës –Departamenti për Krime të Rënda (rasti i tri maunave në vitin 2008 ku dyshohej për përmbajtje radioaktive)për ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të Irlandës së Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)