21 Tetor 2019

Kosova shënon Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Javën e Diplomacisë së Klimës

Prishtinë, 16 shtator - Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës (KSDW) dhe Java e Diplomacisë së Klimës (CDW), dy ngjarje ndërkombëtare të niveleve të larta (konferenca) që shqyrtojnë sfidat kryesore të mjedisit dhe ndryshimet klimatike të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë (KSDW) dhe herë 3-të (CDW) të Kosovës.

Një seri konferencash, do të bashkojnë aktivistët dhe autoritetet e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike kombëtare dhe ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur vetëdijen për çështjet e ngutshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)