23 Prill 2024

Kosova prezanton investimet në fushën e energjisë në Austri

Prishtinë, 15 qershor - Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Dr. Techn. Blerim Rexha ka marrë pjesë në Forumin për promovimin e investimeve në hapësirën shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë në sektorin e energjisë, që u mbajt në kryeqytetin austriak Vjenë me 14 qershor 2010.

Forumi është organizuar në Odën Ekonomike të Austrisë, ku morën pjesë mbi 60 kompani të ndryshme austriake të interesuara për të investuar në sektorin e energjisë në Kosovë. I pranishëm në këtë forum ishte Pertrit Ahmeti - përfaqësues i Entit Rregullator të Energjisë të Shqipërisë, Georg Krauchenberg - drejtori për Evropën Juglindore në Odën Ekonomike të Austrisë etj.

Me këtë rast zv.ministri Rexha ka prezantuar para investitorëve austriakë mundësitë për investime në fushën e energjisë në Kosovë, politikat dhe kornizën ligjore që ka Kosova.
 
Ai ka bërë të ditur se Kosova është në procesin e reformimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në përputhje të plotë me acquis të BE-së, duke i hapur rrugën investime private nëpërmjet partneriteteve Publiko -Privat, përmes një procesi të hapur transparent dhe konkurrues.

Zv.ministri Rexha ka potencuar me këtë rast projektet në fushën e energjisë, të cilat janë një mundësi për përfshirjen e kapitalit privat siç janë: zhvillimi e burimeve të ripërtrishme të energjisë me qëllim të ngritjes së efikasitetit të energjisë, përmirësimi i transmetimit të energjisë dhe sistemet e shpërndarjes, Termocentrali \"Kosova e Re\", duke përfshirë rehabilitimin e TC Kosova B; Privatizimi i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe funksionet e furnizimit të KEK sh.a; ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit etj.

Numri dy i energjetikës së Kosovës, gjithashtu ka njoftuar investitorët austriakë se Kosova planifikon edhe ndërtimi i disa hidrocentraleve të reja të vogla; zhvillimin e burimeve të tjera të ripërtrishme të energjisë bazuar në erë, biomasë, etj.

Në këtë forum është konstatuar se Kosova dhe Shqipëria paraqesin sisteme komplementare të energjisë dhe si të tilla duhet edhe të trajtohen nga investitorët austriakë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)