13 Nëntor 2018

Kosova posedon vetëm rezerva të linjitit, por jo edhe lloje të tjera të thëngjillit



Prishtinë, 29 qershor - Në këtë publikim janë pasqyruar rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2017.

Kështu, sipas të dhënave të prezantuara vërejmë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2017 ka qenë 2533.89 ktoe.

Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2016 për 14.05%, kurse sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar ngritje në krahasim me vitin 2016 për 10.49%.

Po ashtu, linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.91% në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjilli bituminoz me 0.08%.

Kosova posedon vetëm rezerva të linjitit, por jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi.

Importi i produkteve të naftës për vitin 2017 ka qenë 728.70 ktoe, që krahasuar me vitin 2016 ka patuar një ngritje prej rreth 10.34%.
 
Nafta merr pjesë me 64% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar me koks nafte me 13%, benzina me 9%,  GLN 5%, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)