19 Prill 2024

Kosova po bëhet me një termocentral diellor ndër më të madhin të tillë në Evropë

Prishtinë, 24 mars - Kosova po bëhet me një termocentral diellor ndër më të madhin të tillë në Evropë. Projekti “Solar4Kosova” do të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky projekt do të shtojë kapacitetet për rreth 70MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë.

Do të sigurojë kyçjen në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo 60.000 banorë;

Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2;

Do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;

Do të reduktojë emitimin e dioksidit të karbonit për 40.000t në vit; si dhe

Do të kontribuojë në diversifikim të miksit të gjenerimit të energjisë së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) përmes komponentës së fuqisë fotovoltaike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)