26 Prill 2024

Kosova përfiton nga Gjermania 10 milionë euro për Termokosin

Prishtinë, 29 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW),  sot nënshkruan Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë e Republikës Federale të Gjermanisë

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Bedri Hamza,  Juergen Kern, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si  dhe Kryeshefi  ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.

Ndërsa, pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt  dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.

Me këtë rast, Ministri i Financave Bedri Hamza theksoi se “Për mua sot është kënaqësi e veçantë nënshkrimi i marrëveshjes së radhës për projektin për ngrohje qendrore për Komunën e Prishtinës, pra projekti për zgjerimin e rrjetit të Termokosit.

Ky projekt paraqet projektin më të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës dhe njërin ndër projektet më të mëdha të realizuar që nga pas lufta për këtë Komunë”

Sipas tij, deri më tani Projekti  është realizuar më mbështetje të Qeverisë Gjermane, Bashkimit Evropian, Qeverisë Suedeze dhe Qeverisë së Luksemburgut.

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës kanë kontribuar. Deri në këtë fazë investimi kapë vlerën prej 37 milion euro.

Projekti ka filluar së implementuari në vitin 2014. Deri më tani, Termokosi ka ofruar ngrohje bazuar në sistemin e ko-gjenerimit për afërsisht 63.000  konsumatorë për tri sezona.

“Marrëveshja të cilën e nënshkruam sot është grant dhe ka vlerën prej 10 milion euro e që paraqet mbështetje të qeverisë gjermane për qytetarët e Prishtinës përmes projektit të Termokosit. Marrëveshja është për financimin e fazës VIII dhe IX të projektit, që ka të bëjë me zgjerim të rrjetit edhe për pjesët tjera të Prishtinës."

"Përveç kësaj marrëveshje, së shpejti pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për kontributin e radhës së Qeverisë së Luksemburgut në vlerë prej 2.3 milion euro”, shtoi ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Master plani i prezantuar në muajin shkurt nga Komuna e Prishtinës dhe Termokosi identifikon nevojat për investim për këtë projekt me element të ko-gjenerimit. Me këtë marrëveshje dhe atë të Qeverisë së Luksemburgut adresohen nevojat për investim për 12.3 milion euro”.  

“Projekti i Termokosit është i rëndësisë së veçantë pasi që nga fillimi i tij në vend të djegies së mazutit që shkakton emetime të larta, avulli i termocentralit shfrytëzohet për ngrohje përmes kyçje në termocentralin Kosova B,  i shndërruar në termocentral me ko-gjenerim”, shtoi ministri Hamza.

Me këtë rast, ministri Hamza gjithashtu falënderoi qeverinë Gjermane për mbështetjen e ofruat dhe gjithë donatorët tjerë, Komunën e Prishtinës dhe qytetarët e saj, dhe shpresoj se projektet për ngrohje qendrore shumë shpejt do të realizohen edhe për komunat tjera të Kosovës.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt  , tha se “Kjo është një vazhdimësi të punës së përbashkët të KfW-së dhe Termokosit për një projekt që i prek të gjithë qytetarët e Prishtinës”

“Më vjen mirë që pas paraqitjes së masterplanin në shkurt të këtij viti , sot kam kënaqësinë që së bashku me Ministrinë  Financave Bedri Hamza dhe përfaqësuesit e KfW-së që kanë ardhur nga Frankfurti, të nënshkruajmë këtë vazhdimësinë e projektit”, shoi ambasadori gjerman Heldt.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunimin dhe theksoi se ka përshtypjen se sa herë që janë bashkë me ministrin Hamza në çfarëdo projekti apo takimi, kanë rezultate të mira siç është edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në Kosovë për të festar siç tha ai vazhdimin e  fazës së dytë të kompletimit të projektit për sistemin e ngrohjes në Prishtinë,  së Prishtinës."

"Ne vitin 2011 kemi filluar këtë angazhim tonë në mbështetjen e sistemit të ngrohjes në Prishtinë dhe marrëveshja financiare në vitin 2011 është nënshkruar edhe në atë botë  nga Ministri Bedri Hamza”, shtoi z.Kern.

Ai gjithashtu theksoi se “Shumica prej jush e mbani në mend tymin e zi që dilte nga tymtarët e Termokosit dhe një tym të tillë nuk jeni duke i parë tash e disa vite. Tash keni ngrohje 24 orë në ditë dhe kemi kënaqshmërinë e qytetarëve në 94 për qind. Subvencionet që kanë për 5.3 milionë tash janë reduktuar në zero për qind”.

Ndërsa, nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli, theksoi se brenda këtij mandati do të dyfishohet zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së Prishtinës dhe rehabilitimi i tij dhe gjithashtu ai shtoi se Prishtina gradualisht po e merr pamjen e merituar si qytet metropol.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)