19 Prill 2024

Kosova përfiton nga Banka Botërore 9.4 milion euro për Energji të Ripërtëritshme

Prishtinë, 9 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim pjesë e Bankës Botërore, kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milion euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

 Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)