23 Prill 2024

Kosova nikoqire e takimit të Këshillit të XV Ministror të Komunitetit të Energjisë

Prishtinë, 13 dhjetor - Në cilësinë e kryesueses, Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshilli i XV Ministror të Komunitetit të Energjisë, që do të mbahet nesër më 14 dhjetor 2017 në Prishtinë, ngjarja më e rëndësishme rajonale sa i përket sektorit të energjisë.

Takimi i Këshillit do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Valdrin Lluka dhe z. Christofer Jones, përfaqësues i Komisionin Evropian. Ndërsa në hapja e takimit do të bëhet nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj,.

Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

TKE-së në këtë sesion do të ketë në fokus zhvillimet e përgjithshme të politikave të energjisë, legjislacionin e ri evropian për energjinë, raportin vjetor për aktivitetet e TKE-së dhe buxhetin për vitin 2018-2019. Në fund të takimit Këshilli do të dalë me konkluza. Me këtë rast, Kosova do të dorëzojë kryesimin e TKE-së te kryesuesja e radhës Maqedonia 
 
Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet nënshkruese te traktatit te komunitetit te energjisë  dhe  Komisionin Evropian  me qëllim që të ndihmojë në procesin e reformave në energji, konform legjislacionit evropian dhe mbështetjen e procesit me synim të krijimit të një tregu të përbashkët regjional për energjinë si dhe integrimin e tij në tregun pan-Evropian të energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)