18 Korrik 2018

Kosova mund të përballet me krizë energjetike

Prishtinë, 5 dhjetor - Vonesa e shpronësimit të pronarëve në fshatrat në të cilat planifikohet krijimi i minierës së re të thëngjillit, i cili me gjithë angazhimet e Qeverisë nuk ka rezultuar me zgjidhje të qëndrueshme, rrezikon furnizimin stabil me energji nëse kjo çështje nuk zgjidhet në një të ardhme të shpejtë.

Një situatë e tillë e mungesës së thëngjillit mund të cenojë kapacitetet vendore të energjisë elektrike dhe mund të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga muaji janar a tutje, pikërisht në kohën kur konsumi i energjisë në vend është më i lartë.

Në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se termocentralet vendore momentalisht po gjenerojnë rreth 400 MW derisa sasia tjetër prej 400 MW të tjerë po importohet me çmim disa herë më të lartë.

Ai përmendi se për shkak të krizës që kërcënon vendin në aspekt të furnizimit stabil me energji elektrike, Ministria ka mbledhur një këshill emergjent i cili përbëhet nga institucionet dhe organizatat relevante nga fusha e energjisë elektrike, i cili së shpejti do të dal me një raport, i cili pastaj do të diskutohet në qeveri.

Ministri Lluka foli edhe për masat që qeveria planifikon të ndërmarrë në aspekt të rritjes së efiçencës së energjisë, duke theksuar investimet në rritjen e efiçencës në objektet publike, të cilat do të rezultonin me kursime deri në 8%, por edhe planet e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike duke shpresuar që kontrata për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti.

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik e Kuvendit të Kosovës Sala Berisha Shala, tha se Kuvendi do të angazhohet për funksionalizimin e shpejtë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Ajo tha se Kuvendi është institucion ligjvënës de mbikëqyrës i zbatimit të legjislacionit dhe do të sigurohet që vendi të mos përballet me ndonjë krizë të mundshme energjetike.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KEDS, George Karagutoff, theksoi se kriza e mundshme energjetike, rrjedhimisht zvogëlimi i sasisë së energjisë të prodhuar nga kapacitetet vendore energjetike, do të ndikojë në importim të energjisë elektrike me çmim dukshëm më të lartë, të cilin KEDS nuk do të mund ta mbulojë, situatë kjo e cila do të kërkojë ndërhyrjen e Qeverisë.

Bizneset e pranishme në tryezë kërkuan nga Qeveria dhe Kuvendi që ta trajtojnë situatën e thëngjillit dhe furnizimit stabil të energjisë me prioritet më të madh, ashtu që ndonjë krizë e mundshme të mos shkaktojë probleme në operimin e bizneseve anembanë vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me UNDP organizojnë takim me shoqërinë civile dhe gazetarë ku do të flasin për Sustainable Development Goals, konkretisht në lidhje varfërinë, se si kjo dukuri raportohet nga mediet dhe se si shoqëria civile e promovon rrënjosjen e varfërisë në Kosovë. (Qendra Termokiss, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionit me rektorët e Universiteteve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
   
- Ministris së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec, bëjnë homazhe te vendi i betejës. (Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë, Rahovec, ora 10:00)   

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do te shqyrtohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe amendamenteve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 203, ora 11:00)
   
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”,  mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. (Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, 11:00)   

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në kompaninë “HIB Petrol”. (HIB Petrol, rruga per Ferizaj, afer Hotel Emerald, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 2014, ora 13:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistit Dëfrim Jupa. (Galeria “Monet Arts & Books”, rr. “Hajdar Dushi”, ora 19:00)