28 Mars 2024

Kosova importon 119.2 GWh energji elektrike, derisa eksporton 106.4 GWh

Prishtinë, 17 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2018. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (TM1 2018) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.98 mijë tonë.

Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 657.5 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 70.0 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2018) Kosova ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 2.8%
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)