28 Mars 2024

Kosova duhet të jetë mbrojtëse e mjedisit dhe resurseve natyrore të saj

Prishtinë, 9 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ata i prezantuan Kryeministrit Kurti kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Ky grup ka kërkuar takim me Kryeministrin Kurti për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje.

Si Kryeministër i Republikës, Albin Kurti, ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe dje i dëgjoi me vëmendje e kujdes kërkesat e këtyre qytetarëve.

Gjendja me ujin e pijes nuk është e qëndrushme, prandaj edhe nevoja për liqene artificiale është e madhe.

U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave.

Tema e ambientit është problem botëror. Shteti i Kosovës duhet të jetë mbrojtës i mjedisit dhe i resurseve natyrore të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)