18 Prill 2024

Kosova "drejt kolapsit energjetik"

Prishtinë, 4 nëntor - Organizata “Çohu” ka publikuar hulumtimin “2017: Viti i Kolapsit Energjetik”, me të cilën vlerësohet se në këtë vit Kosova do të ballafaqohet me një kolaps të planifikuar për sa i përket furnizimit të qëndrueshëm me energji.

“Kosova është ligjërisht e obliguar që ta mbyllë Termocentralin Kosova A më 2017, duke humbur kështu rreth 1740 Giga – Vat - orë energji kurse me rritjen e Konsumit vendit do t’i mungojnë afër 2 mijë e 400 Giga – Vat - orë energji.
 
“Çohu”, në këtë hulumtim vlerëson se në një trekëndësh të mundësive për të vendosur rreth alternativave të zgjidhjes së problemit të furnizimit me energji, vendi rrezikon të shkojë, të paktën deri në vitin 2020, drejtë zgjedhjes më të rëndë, shpenzimin e shumave shumë të mëdha të parave në blerjen e energjisë. Sipas Lorik Bajramit nga “Çohu”-s Kosova është ligjërisht e obliguar që ta mbyllë Termocentralin Kosova A deri më 2017.

“Sipas kalkulimeve të KEK-ut del se Kosovës do ti kushtohu 400 milion euro blerja e energjisë pas mbylljes së Kosovës A. Dhe sipas të gjitha gjasave përfitues të këtij skenari, do të jenë kompanitë serbe të importit të energjisë, ato që kanë qenë për gjithë këto vite”, tha ai.

Sipas, Lorik Bajramit për tu ballafaquar me problemin e furnizimit të qëndrueshëm me energji dhe shmangies së shpenzimit të shumave të mëdha të parave në import, ka ndërhyrë një konzorcium amerikano-bullgar,“Quantum-Risk Engineering” Dokumentet e siguruara nga Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese, tregojnë që konzorciumi planifikon një investim në TC Kosova A me qëllim ri-funksionalizimin e plotë të tij thotë Bajrami.

“Përfaqësuesit e këtij konsorciumi kanë qenë diku 6 muaj qysh ne marrim vesh në kontakt, duke filluar që nga zëvendës kryeministri i parë Behxeht Pacolli, ministri i ekonomisë Besim Beqaj dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë,Mimoza Kusari- Lila dhe kanë pasur diku takime të rregullta brenda një intervali kohor prej gjashtë muajve. Ne kemi kontaktuar me këta dhe këta e kanë pranuar se janë takuar me zyrtarët e konsorciumit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flasë konkretisht rreth propozimit të tyre”, thaksoi ai.

Në raport thuhet se “Çohu”, fton për një debat të hapur për alternativat më të favorshme me më optimale të sigurimit të qëndrueshëm me energji dhe me një çmim të përballueshëm për qytetarët kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)