23 Prill 2024

Kosova do të vazhdoj të mbetet në ndikimin e masave të ftohta të ajrit

Prishtinë, 5 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur  se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet në ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative në dy vlerat ekstreme.

Ngricat do të jenë prezente në gjithë territorin e vendit duke vështirësuar apo rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Pjesa jugore, jugperëndimore dhe juglindore do të jenë më të rrezikuar për shkak të reshjeve që ranë natën e së enjtes.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)