25 Prill 2024

Kosova do të koordinojë fushatën për Ditën e Pastrimit të Botës

Tallinn, 26 janar - Nga sot e tutje, Kosova do të jetë shteti që do të organizojë dhe koordinojë Ditën e Pastrimit të Botës për vitet 2019-2020 në më shumë se 150 shtete të ndryshme.

Kjo u vendos sot në kuadër të Konferencës për Ditën e Pastrimit të Botës, që po mbahet në Tallinn të Estonisë, ku po merr pjesë një delegacion i Let’s Do It Kosova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe përfaqësues nga 120 shtete të ndryshme.

Kosova fitoi këtë besim dhe përgjegjësi të madhe nga Lëvizja “Let’s Do It World”, për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi ndër vite, veçanërisht gjatë vitit të kaluar [2018], me organizimin e Fushatës tre mujore “Ta Pastrojmë Kosovën” [15 shtator – 15 dhjetor 2018].

Gjatë Konferencës që po mbahet në Tallinn [24-27 janar 2019], shteti i Kosovës u prezantua si storie suksesi, për shkak të implementimit të Fushatës, të cilës iu bashkuan 10 për qind e popullësisë së Kosovës, e cila rezultoi me pastrimin e mbi 900 deponive ilegale të mbeturinave.

Luan Hasanaj, Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, i cili nga sot do ta kryesojë Fushatën për Ditën e Pastrimit të Botës për vitet 2019-2020, gjatë fjalimit të tij, falendëroi Lëvizjen “Let’s Do It World” për besimin e dhënë, si dhe premtoi angazhim maksimal të ekipit të Kosovës, për një organizim sa më të denjë të aksionit, dhe fushatës në përgjithësi.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, premtoi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për organizimin e Ditës së Pastrimit të Botës.

Gjatë qëndrimit në Estoni, delegacioni kosovar, së bashku me udhëheqës të Lëvizjes “Let’s Do It World” do të hartojë strategjinë për organizimin e Fushatës, e cila më pas do të merret si model implementimi në më shumë se 150 shtete të botës.

Ndër të tjerash, Strategjia parasheh krijimin e një qendre ndërkombëtare të komunikimit, e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues nga të gjitha vendet e botës që janë pjesë  e Lëvizjes  “Let’s Do It World”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)