24 Korrik 2019

Kosova dhe Suedia me Memorandum të bashkëpunimit në fushën e mjedisit

Prishtinë, 21 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me përfaqësuesit e departamenteve AMMK-së dhe ARPL-së sot kanë lansuar projektin e bashkëpunimit me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë- (SEPA) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Ujërave të Suedisë -SWAM.

Gjatë kësaj ceremonie është nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen e projektit  nga dy agjencitë e shtetit të Suedisë, SEPA dhe SWAM.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, në ndërtimin dhe menaxhimin e informacioneve që kanë të bëjnë me ujërat dhe mjedisin si dhe përgatitjen e Kosovës për të negociuar marrëveshjet me Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se vendi ynë në të kaluarën nuk e ka pasur prioritet mjedisin, ndërsa aktualisht mjedisi ka vëmendjen e të gjithëve.

“Tashmë çështjet mjedisore kanë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit, deputetëve dhe po marrin çdo ditë e më shumë edhe të donatorëve dhe miqve tanë”, deklaroi ministri Matoshi.

Ai tha se në të kaluarën vendin ynë, si shtet i dalë nga lufta ka investuar më shumë në çështje infrastrukturë sesa në mjedis.

“Prioritetet e vendit tonë në të kaluarën nuk i kanë dhënë mbështetje mjedisit, planifikimit hapësinor, ruajtjes së lumenjve dhe arsyeja është e thjeshtë, ne jemi një shoqëri e dal nga lufta tash e 20 vite më herët, shkatërrime të mëdha ka ndodhur në këtë vend , dhe kemi pasur një dëmtim të madh të infrastrukturës në përgjithësi”, tha ministri Matoshi.

Matoshi tha se me ndihmën e donatorëve dhe miqve, Kosova tashmë i është kthyer investimeve në mjedis ndërsa falënderoi shtetin e Suedisë për mbështetje në avancimin e çështjeve mjedisore përmes ekspertëve të këtij shteti.

Ndërsa Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës vlerësoi si të domosdoshëm mbështetjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA) duke ofruar ekspertë për MMPH-në.

Ndërsa Nasrin Porghazian, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë tha se shteti i tyre ka mbështetur Kosovën që nga pas lufta.

“Suedia ka qenë një mbështetëse për Kosovën që nga viti 1998. Ne kemi një partneritet mjaftë të gjatë me Kosovën dhe po synojmë të mbështesim Kosovën në këtë drejtim. Reformat tona dhe strategjia bashkëpunuese është e fokusuar në tri fusha të ndryshme dhe këto fusha janë zhvillimi i tregut, demokracia, të drejta e njeriut dhe mjedisi dhe klima”, deklaroi Porghazian.

Ndërsa Nina  Galadze Ekstedt, këshilltare për mjedis në SIDA dhe Ulrik Westman përfaqësues i SEPA-së, vlerësuan lartë bashkëpunimin mes agjencive të MMPH-së dhe atyre të Suedisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)