28 Mars 2024

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

Bruksel, 21 qershor - Në takimin e sotëm në Bruksel është arritur marrëveshja mbi implementimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2​013 dhe 2015. Pas më shumë se 20 vitesh, katër komunat në veriun e Kosovës, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë.

Udhërrëfyesi i dakorduar, do të mundësojë furnizimin, faturimin dhe inkasimin e pagesave për konsumin e energjisë elektrike në 4 komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, po sipas marrëveshjes së vitit 2015, këto katër shërbime: vendosja e matÑ‘sve tÑ‘ energjisÑ‘, mirÑ‘mbajtja e matÑ‘sve, faturimi dhe inkasimi do t’i nënkontraktohen operatorit Elektrosever, që do të liçensohet nga ZRRE. Bashkimi Evropian, do të monitorojë zbatimin e këtij dakordimi.

Me këtë udhërrëfyes, angazhohemi maksimalisht në implementimin e tij, me qëllim të përfundimit definitivisht të një problematike të trashëguar, tÑ‘ furnizimit dhe pagesÑ‘s sÑ‘ energjisÑ‘ nÑ‘ katër komunat nÑ‘ veri tÑ‘ vendit.

Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjitike të veriut të vendit.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)