29 Mars 2024

“Kosova B” një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale

Prishtinë, 5 gusht - Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, përmes një postimi ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit, për ta futur në rend dite Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes IPA në kuadër të se cilës është i paraparë investimi BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë nga Kuvendi i Kosovës

Sapo u njoftuam qe Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovë e ka futur në rëndë ditë për seancën e radhës se Parlamentit ratifikimin e marrëveshjes IPA në kuadër të se cilës është i paraparë investimi BE-së prej 78 milionë euro në rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.

Ky është një nga projektet më të mëdha të komponentës ambientale dhe garanci e një stabiliteti shumë më të madh energjetik në vend.

Sinqerisht, duke e ditur rëndësinë e madhe qe ka ky projekt si nga vlera financiare ashtu edhe nga pesha e tij për siguri energjetike, shpreh falënderimin e përzemërt për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe të gjithë Kryesinë e Kuvendit qe e kanë marrë parasysh kërkesën tonë dhe mbesim me shprese qe kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Natyrisht, falënderim i veçantë dhe mirënjohje për zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur Korporatën në projekte të mëdha.
Po ashtu edhe për stafin e BE-se dhe ekspertet e tyre për bashkëpunim e shkëlqyer.

Sinqerisht,
Njazi Thaçi

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)