25 Prill 2024

KOSID: Privatizimi i KEDS është i pajustifikueshëm

Prishtinë, 10 tetor - Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) me vëmendje ka analizuar reagimin e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik (MZHE) rreth konferences së djeshme të KOSID-it.

Reagimi i MZHE sipas konzorciumit paraqet një demagogji klasike dhe nuk ofron as edhe një dëshmi të mirëfilltë rreth bazës së arsyeshme mbi të cilën po bëhet privatizimi i KEDS-it.

MZHE sipas KOSID-it nuk ka ofruar asnjë arsyetim të shëndoshë mbi cmimin e ulët me të cilin po falen asetet e shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike.

\"Ata tentojnë të fshihen prapa vendimeve të Kuvendit për dështimin e tyre për të promovuar një proces të suksesshëm të privatizimit.\"

MZHE sërish sipas KOSID tenton të hedh të pavërteta në publik, duke thënë që është përgjigjur në të gjitha kërkesat për casje në dokumente zyrtare.

KOSID njofton që cdo përgjigje e MZHE për shoqërinë civile ka qenë negative dhe asnjë dokument i kërkuar nga shoqëria civile në lidhje me procesin e privatizimit nuk është bërë publike nga MZHE.

Në mënyrë që të gjithë të kenë qasje dhe të shohin të vërtetën rreth kësaj, KOSID ka publikuar kërkesat e bëra në MZHE dhe përgjigjet negative të kësaj të fundit për shoqërinë civile. 

MZHE dëshiron të fsheh për publikun faktin që këshilltari i transaksionit për privatizim të KEDS-it është nën hetime për këtë projekt.

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), që është degë e Bankës Botërore, është nën hetime nga zyra e Ombudspersonit te IFC për shkeljen e standardeve të punës në projektin e privatizimit të KEDS. 

Mungesa e transparencës, cmimi i ulët i shitjes së KEDS-it, auditimi i IFC-së për shkelje të standardeve të punës, si dhe opsioni i gabuar i privatizimit të KEDS-it janë arsye të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës të marrë vendim për ndërprerjen e privatizimit të KEDS-it.

KOSID, përveq kësaj, kërkon që Kuvendi i Kosovës të formoj një grup parlamentar për të hetuar procesin e privatizimit të KEDS-it, në mënyrë që shkeljet në këtë proces të dokumentohen brenda institucionit që përfaqëson interesin e qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)