29 Mars 2024

KOSID diskuton për tërheqjen e Bankës Botërore nga Termocentrali Kosova e Re

Prishtinë, 14 mars - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon sot diskutimin publik me temë "Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë”!​

"Duke e konsideruar energjinë si një nga sektorët më thelbësorë në politikat publike dhe duke parë ndikimin e drejtpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje, ne e konsiderojmë të domosdoshme ngritjen e pyetjeve si “A po ecën Kosova drejt standarteve të BE-së në sektorin e mjedisit dhe të energjisë?”, thekson KOSDI. 

Konferenca ka për qëllim të ofrojë mundësi për një dialog midis palëve vendore dhe ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e mjedisit dhe energjisë, efektin e saj në politikat mjedisore dhe efiçencën e energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)