28 Mars 2024

Konfindustria kërkon te mos i jepet leja për ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosë

Tiranë, 2 shkurt - Konfindustria kërkon, që ekzekutivi shqiptar të ndalojë vazhdimin e procedurave për dhënien e lejes mjedisore të ndërtimit të HEC-it të Kalivacit në lumin Vjosë, deri në një përmirësim dhe përshtatje të plotë me standartet ndërkombëtare të legjislacionit përkatës.

Konfindustria vlerëson, se legjislacioni në fuqi për llogaritjen financiare kosto-përfitim në afatgjatë të ndikimit në mjedis të Hec-ve në përgjithësi është i paplotë dhe lë hapsira të gjera për subjektivizëm dhe korrupsion në vendimarrje. Vecanërisht në rastin e ndërhyrjeve në Lumin Vjosë rrezikohet, që dëmet financiare të jenë shumë të larta.

Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm ka deklaruar se në ballafaqimet e përsëritura të Konfindustrisë me ekspertë dhe agjenci ndërkombëtarë, ekspertë dhe biznese vendore, dëmet financiare të ndërhyrjes së mundshme në rrjedhën kryesore të lumit Vjosë përllogariten në qindra milionë euro.

Dëmet sipas tij shkaktohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe në vlera të pallogaritshme, nga humbja e markës turistike në të gjitha agjencitë ndërkombëtare, që Vjosa gëzon sot si “lumi i vetëm i egër në Europë”.

"Në vlerësimet e sotme të paraqitura në publik nga kompanitë e interesuara perllogaritjet financiare  për rastin e mësipërm mungojnë krejtësisht."
 
"Sektorët kryesorë, që do të prekeshin janë turizmi, bujqesia, agroindustria, ndërtimi, etj,.në nivel të ekonomisë kombëtare, biznesit dhe banorëve të Basenit të Vjosës", ka theksuar Buxhuku.

Gjithashtu sipas tij rrezikohet edhe cënim i marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare të Shqipërisë me BE si dhe dypalëshe me Greqinë.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)