29 Mars 2024

Komuniteti i biznesit mbështet projektet energjetike në vend

Prishtinë, 30 mars - Komiteti i biznesit i ka dhënë mbështetje projekteve energjetike në vend, me theks të veçantë projekteve që sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji, avancojnë shfrytëzimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe rrisin efiçiencën.

Kjo konkluzë doli nga takimi që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj zhvilloi sot me drejtues të bizneseve, ku morën pjesë edhe përfaqësues së Odës Ekonomike të Kosovës, Aleancës Kosovare të Biznesit, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Turke në Kosovë, Odës Ekonomike Britanike në Kosovë dhe Odës Ekonomike Franceze në Kosovë dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në këtë takim temë qendrore ishin projektet energjetike dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, sa i përket sigurisë së furnizimit me energji me ç’rast KEK u zotua të ulë parapagimin për bizneset në 15 për qind.

Ministri Beqaj ritheksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet themelor zhvillimin ekonomik dhe ka vu disa projeksione vitin e kaluar për dinamikën e zhvillimit dhe ndër to si çështje e rëndësishme konsiderohet çështja e energjisë.

Ndër prioritetet themelore në fushën e energjisë, Beqaj nënvizoi sigurinë e furnizimit me energji elektrike, si çështje kyçe për ekonominë e qytetarët dhe zhvillimin e projekteve energjetike në vend konform standardeve ndërkombëtare, respektivisht marrëveshjes së Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE) dhe obligimet që ka marrë Republika e Kosovës.

Kreu i MZHE-së duke iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve, ka theksuar gatishmërinë e institucionit që drejton që në bashkëpunim me KEK-un të adresojë problemet e tyre me qëllim të gjetjes së një zgjidhje optimale.

Nga ana e saj, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari tha se Qeveria është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve energjetike, duke shtuar se pa një furnizim të mirëfilltë me energji asnjë veprimtari nuk mund të zhvillojë normalisht aktivitetin e saj.

“Prandaj unë dua të ju siguroj se është një përkushtim i Qeverisë që të ketë aktivitet në këtë fushë dhe jo vetëm në atë të energjisë, por edhe në atë të minierave në mënyrë që të tejkalohen sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, tha Kusari.

Nga ana e tyre në diskutimin që u zhvillua në kuadër të këtij takimi, përfaqësues të biznesit kanë ngritur çështjen e furnizimit të kategorisë (A+) ku hyjnë bizneset, parapagimin dhe dëmet që po u shkaktohen si pasojë e furnizimit të parregullt me energji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)