16 Prill 2024

Komuna e Prishtinës me borxh të madh ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit

Prishtinë, 18 tetor  – KRU ,, Prishtina ,, sh.a. njofton opinionin e gjerë publik se, Komuna e Prishtinës si institucion, nuk paguan për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, përkundër përpjekjeve të mëdha të kompanisë që ka bërë për të gjetur zgjidhje përmes kërkesave të shumta për takime lidhur me këtë çështje.

Borxhet e Komunës së Prishtinës (si institucion) për ujë dhe kanalizim janë 307 mijë euro / borxh i institucioneve arsimore ( shkolla fillore dhe të mesme dhe kopshte publike) dhe nga kjo shumë, veq Kuvendi Komunal i Prishtinës me bashkësitë lokale i ka borxh mbi 9 mijë euro.

Kjo është vërejtja e fundit publike që po i bëhet këtij institucioni të rëndësishëm.

Nëse nuk ndërmarrin hapa konkret që t,i shlyejnë këto borxhe të mëdha, KRU,,Prishtina,, sh.a. së shpejti do të ndëmarrë hapa konkret, shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa Ligjore Përmbarimore, në të njejtën mënyrë siç po i trajton edhe konsumatorët e tjerë borxhlinj në sektorin e amvisërisë.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë  për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim.

KRU,,Prishtina,, sh.a. për shkak të sigurimit të shërbimeve cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 h pa ndërprerë , kërkon nga të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit / amvisëri, institucione e biznese që të jenë të rregullt në pagesat e tyre për shërbime të ujit dhe kanalizimit, sepse vetëm në këtë mënyrë është i mundur sigurimi i vetëqëndrueshmërisë financiare, kur dihet që ne si institucion, për t,u siguruar qytetarëve ujë të mjaftueshëm jemi duke e paguar kredinë prej 20 milion euro që e kemi marë nga Banka Gjermane për Zhvillim.

KRU ”Prishtina” sh.a. fton të gjithë konsumatorët  që;

-T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në të kundërtën KRU ,, Prishtina ,, sh.a. do të jetë e pakompromis kundrejt konsumatorëve borxhlinj, duke i ndëshkuar me shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa të tjera ligjore përmbarimore,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, në të kundërtën KRU,, Prishtina ,, sh.a të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga ky Ligj dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike dhe në të njejtën kohë edhe për këtë kategori do të merren masa ndëshkuese si, shkyçje nga shërbimet dhe masa Ligjore Përmbarimore.

KRU ”Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)