28 Mars 2024

Komuna e Istogut miraton planin e veprimit për efiçiencë të energjisë

Istog, 26 dhjetor - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 24-  të  e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës KKSB, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim - Vendimit të Kryetarit të Komunës për zëvendësimin e anëtareve të KKSB-së, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimeve të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme si dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-202.

Elaborimin e projekt rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba e bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)