25 Maj 2020

Komisioni Evropian fton gazetarët të flasin për energjinë

Prishtinë, 29 prill -  Sot, Zyra ndërlidhëse e KE-së hapi garën e gazetarëve për raportimin më të mirë mediatik për efikasitetin e energjisë dhe burimet e energjisë së përtëritshme. Qëllimi i garës është ngritja e vetëdijshmërisë dhe nxitja e diskutimeve dhe debatit të informuar lidhur me këtë tematikë.

Gara është e hapur për të gjithë gazetarët nga Kosova të cilët inkurajohen që t’i përcjellin iniciativat dhe praktikat më të mira që zhvillohen në ndërtesa publike e ato të mëdha dhe shtëpi private. Gara është pjesë e një fushata më të gjerë për vetëdijësimin e publikut dhe e përkrahjes e financuar nga BE-ja për Ministrinë e Energjisë dhe e Minierave (MEM).

Gara ndahet në dy kategori:

·    Raportimi më i mirë i politikave relevante dhe zbatimi i Burimeve të energjisë së përtëritshme për Kosovën,

·    Raportimi më i mirë i politikave, i teknologjive dhe zhvillimeve relevante për Efikasitetin e energjisë në shtëpi, në institucione publike dhe/ose biznese.

Për çdo kategori do të ndahen tri shpërblime: një për raportimin më të mirë televiziv,  raportimin më të mirë në radio dhe raportimin më të mirë në shtyp. Gazetari që në përgjithësi ofron raportimin më të mirë në secilën kategori (pa marrë parasysh llojin e mediumit) do të fitojë 1000 euro. Vendet e dyta do të fitojnë secili 500 euro.

Vetëm ngjarjet e publikuara apo të transmetura me të paktën 200 fjalë mund të hyjnë në garë. Ato duhet të paraqiten në mediat kosovare nga data e hapjes zyrtare e Fushatës për Efikasitetin e Energjisë (4 maj 2010 dhe para 15 nëntorit 2010. Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 24 nëntori 2010.

Të gjitha materialet e dorëzuara që i plotësojnë kriteret do të vlerësohen nga një ekip i ekspertëve të mediave vendës dhe ndërkombëtarë. Ndarja e shpërblimeve do të bëhet në dhjetor 2010.

Një seminar do të mbahet në Institutin Kosovar të Mediave (IMK) që të ndihmojë për ofrimin e më shumë informatave për efikasitetin e energjisë dhe politikat e burimeve të energjisë së përtëritshme, teknologjitë, trendet dhe ngjarjet. Materialet nga këto trajnime do të jenë në dispozicion në faqen e MEM-it në internet. Projekti i Fushatës së Efikasitetit të Energjisë po ashtu është i gatshëm për t’u përgjegjur për çfarëdo lloj pyetjesh që mund të kenë gazetarët lidhur me efikasitetin e energjisë gjatë hulumtimit për artikujt e tyre.

Dorëzimi i punimeve

Të gjithë gazetarët duhet t’i dorëzojnë punimet e tyre në versionin fizik (“hard copy”) artikujt/ngjarjet e tyre (kopje e gazetës për shtyp, dhe DVD ose audio CD për mediat elektronike). Materiali i dorëzuar duhet të tregojë qartë se është publikuar apo transmetuar, me datën e saktë të publikimit.

Ju lutemi dorëzoni materialet në këtë adresë:

Pikësimi
Shpërblimi do t’u dhurohet gazetarëve që i plotësojnë këto kritere:

1.    Vlera e lajmit (sensacionaliteti) dhe/ose pesha; ngjarjet e prezantuara janë të qarta dhe të kuptueshme për publikun e synuar (maks. 20 pikë);

2.    Saktësia e informatave; faktet janë të prezantuar qartas nga gazetari (maks 20 pikë);

3.    Ilustrimet dhe origjinaliteti; do të jepen pika shtesë për origjinalitet, po ashtu edhe në rastin e televizionit apo shtypit për ilustrime të mira (maks. 15 pikë);

4.    Artikulli/programuesi; artikujt duhet të cekin politikat e BE-së dhe/ose  trendet në efikasitetin e energjisë/burimet e energjisë së përtëritshme (maks. 20 pikë);

5.    Projekte promovuese të BE-së; prezantimi i projekteve të tilla të financuar nga BE-ja (maks. 25 pikë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)