08 Dhjetor 2019

KMDLNJ: "Termoksi", po diskriminon qytetarët

Prishtinë, 1 Mars - Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut ka reaguar kundër ndërprerjes së parakohshme me ngrohje të qytetarëve të Prishtinës, duke e quajtur këtë si veprim si skajshmërisht të papërgjegjshëm dhe demonstrim të një arrogance dhe mentaliteti të tejkaluar.

Në vazhdim të reagimit thuhet se "Ndërprerja e furnizimit me ngrohje 45 ditë para kohës së paraparë është veprim skajshmërisht i papërgjegjshëm, demonstrim i një arrogance dhe mentaliteti të tejkaluar". KMDLNJ thotë se ndërmarrja publike është pronë publike dhe jo pronë e një individi, i cili mund të veprojë me të si të ishte pronë private.

Më tutje, KMDLNJ thotë se mirëkuptim për problemet financiare të "Termokos it" dhe i sugjeron kësaj kompanie të gjejë mënyrë si ta rrisë inkasimin e borxheve, por e gjykon veprimin e ndërprerjes së ngrohjes si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut për konsumatorët që rregullisht i shlyejnë borxhet.

KMDLNJ, i ka ftuar të gjithë konsumatorët që kanë qenë të furnizuar me ngrohje t'i shlyejnë borxhet, ndërkaq ata që i kanë shlyer borxhet e të cilëve u është ndërprerë furnizimi me ngrohje ta padisin "Termokos in" në gjykatë.
Në këtë aspekt, KMDLNJ, kërkon edhe përgjegjësi për drejtoren e "Termokos it", Fëllënza Pula për këtë veprim shumë të papërgjegjshëm.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës, para një muaji ka intervenuar me një shumë të konsiderueshme të mjeteve për zbritjen e gjendjes së rëndë ekonomike të ndërmarrjes në fjalë.

Me vendimin e Bordit të Drejtorëve dhe pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme lidhur me situatën e vështirë financiare në të cilët gjendet N.Q “Termokos” sh.a, për shkak të inkasimit jo të kënaqshëm dhe të borxheve ndaj kontraktorit të mazutit, “Termokos” ndërprenë sezonin ngrohës 2009/2010, të hënën më 01 mars’10.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019 - Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)