19 Prill 2024

KMDLNj reagon ndaj lojës së KEDS

Prishtinë, 26 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - KMDLNJ  ka theksuar se për shkak të ngritjes së çmimit të naftës për 6 apo 7 centë, francezët për ditë të tëra po pretestojnë në Francë dhe qytete tjera me ç’rast policia franceze po përdorë gaz lotsjellës, topa me ujë dhe mjete të tjera për menaxhimin e protestave kurse protestuesit po ngrejnë barrikada në vendet ku po protestojnë.

Deri më tani janë dy protestues që kanë humbur jetën dhe më shumë se 600 protestues dhe policë të lënduar rëndë dhe lehtë.

Në Kosovë KEDS-i sipask KMDLNJ-se, i përjashtuar nga çdo kontrollë dhe skajshmërisht i papërgjegjshëm, me ndihmën e aleatit tradicional, ZRRE-së e cila do të duhej të mbrojë interesin e konsumatorit, kur t’i teket e ndryshon çmimin e energjisë elektrike, i cakton tarifat ku zakonisht të humbur dalin qytetarët kurse fitues KEDS – i, i fryen faturat sa të dojë duke i kamufluar me ndryshim të tarifave dhe pozicioneve e që shkaktojnë situata të paqarta për qytetarë.

Po ashtu KEDS na detyron për vite të tëra të paguajmë për rrymën e pashpenzuar, të cilën e kanë shpenzuar serbët që nuk e kanë paguar e as që e paguajnë as tani, i kacavjerrën njehsorët në shtylla elektrike ku qytetarët nuk kanë qasje, na detyron të paguajmë për mirëmbajtjen e rrjetit dhe humbjen e energjisë elektrike, na detyron ta paguajmë rrymën me para kesh dhe jo me kartela bankare siç preferohet në të gjitha vendet e botës , shkaku se nuk dëshiron të importojë rryme me çmime më të larta kur ka mungesë të rrymës, bënë reduktime të tmerrshme që zgjasin me orë të tëra (në Prishtinë dhe qytete tjera) kurse me ditë të tëra ne qytete të vogla dhe fshatra, nuk i kompenson ekonomitë familjare për dëmet që ua shkakton për shkak të furnizimit të ç’rregullt me rrymë, diskriminon konsumatorët (shpenzuesit e mëdhenjë, kryesisht të huaj i favorizon me çmime dhe i furnizon me rregull), i dëmton shumë prodhuesit vendorë deri në falimentim dhe për këtë asnjëherë nuk është vënë para përgjegjësisë.

Qeveria e Kosovës me një vendim  të saj pas raportit të Avokatit të Popullit dhe KMDLNj – së mori vendim të ndërpritet pagesa e energjisë elektrike që e bënim për serbët që nuk paguan deri më sot, por nuk ndërmorri një veprim që do ta detyronte KEDS – in dhe ZRRE – në të kompensojë në mënyrë retroaktive konsumatorët e plaçkitur të cilët , ndonëse pagues të rregullt, pamëshirshëm dëmtohen sot e kësaj dite.

KEDS – i, pasi me një shumë qesharake privatizoi asetet me vlerë qindra milionë euro, mori për detyrim furnizimin e rregullt 24 orësh për të gjithë qytetarët – konsumatorët e Kosovës ndërkaq reduktimet e fundit po e tregojnë një gjendje tjetër; arrogancën e KEDS – it e që po mbetet i pandëshkuar nga institucioni përkatës.

Në çdo kontratë parashihen penalizime për mospërmbushje të kushteve të kontratës andaj KMDLNj pyetet pse KEDS – i në Kosovë qëndron mbi ligjin dhe përjashtohet nga penalizimet e ligjshme?!

Nëse kemi parasysh faktin se në Kosovë, një pjesë e madhe e qytetarëve - konsumatorëve janë kategori sociale ( pensionistët, të papunët, studentët, të sëmurët, etj) dhe të cilët kanë vështirësi t’i mbulojnë shpenzimet e faturave ( të fryra sidomos, gjatë periudhës dimërore) e lëre më t’i nënshtrohen keqtrajtimit nga ana e KEDS – it si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin e redukrimeve të gjata siç po veprohet tani.

Edhe më parë KMDLNj ka rekomanduar që qytetarët - konsumatorët të mos paguajnë për rrymën e pashpenzuar kurse të jenë të përpiktë në shlyerjen e borxheve për rrymën që e shpenzojnë. Gjithashtu, për realizimin e të drejtave të kompenzimit për dëmet e shkaktuara , qoftë për fryerje të faturave, dëmeve në ekonomitë familjare dhe biznes duhet t’i drejtohen gjykatës përkatëse e cila duhet t’i shqyrtojë me prioritet këto kërkesa për zhdëmtim e jo që këto raste të zvarriten një kohë të gjatë.

Protestat paqësore janë mjet i lejuar demokratik për sensibilizimin e opinionit, komisioneve parlamentare , qeverisë që të jenë më efikas për të mbrojtur interesin e qytetarit – konsumatorit ndaj arbitraritetit, papërgjegjësisë dhe arrogancës së KEDS – it dhe ZRRE , që janë shndërruar në ankth për qytetarë.

Me këto veprime të KEDS –it , ZRRE-së ndaj qytearit – konsumatorit po bëhen shkelje flagrante të drejtave të njeriut e që po mbesin të  pa – adresuara shkaku se nuk po gjejnë p;rgjigje të merituar dhe mbrojtje nga këto shkelje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)