29 Mars 2024

Kina dhe SHBA shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë

Pekin, 12 gusht - Agjencia kineze e Lajmeve Hsihua njoftoi se, në disa raporte shkruhet që në vitin 2009 Kina është rradhitur në vendin e parë të botës për konsumin e energjisë, duke ia kaluar edhe Shteteve të Bashkuara.

Departamenti Shtetëror i Kinës dhe Byroja Shtetërore e Statistikave publikuan bashkërisht një deklaratë për të na njohur më nga afër me shifrat e vërteta.

Sipas kësaj deklarate, në bazë të kritereve të llogaritjeve ndërkombëtare, në vitin 2009, konsumi i përgjithshëm i Kinës ishte i barabartë me 214.6 milionë tonë naftë, d.m.th 1.61 ton për kokë banori, ndërsa sipas shifrave të publikuara në fund të muajit korrik në sitin e Administratës së Informacioneve Energjetike të ShBA-së, vëllimi i përgjithshëm i konsumit të energjisë në Amerikë në po të njëjtin vit arriti në 238.2 milionë tonë naftë, që do të thotë se sasia e konsumit të çdo amerikani është 5 herë e lartë se e një kinezi.

Vëllimi i përgjithshëm i konsumit të energjisë, llogaritet brenda një periudhe të një rajoni të caktuar, duke përfshirë të gjitha përdorimet industriale dhe shtëpiake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)