29 Mars 2024

Kina dhe Australia do të rritin bashkëpunimin e energjisë

Pekin, 27 prill - Kina dhe Australia, pritet të kenë në të ardhmen një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e energjetikës. Kjo temë është diskutuar gjerësisht midis kryeministrave të të dy vendeve.

Të martën, më 26 prill kryeministri kinez, Wen Jiabao, priti në një takim homologen australiane Julia Gillard.

Wen, theksoi se të dyja palët kino-australiane, duhet të themelojnë bashkëpunimin sidomos në fushën e energjisë së re, energjisë së pastër, studimin dhe përdorimin e energjisë rinovueshme.

Gjithashtu kryeministri kinez, Wen Jiabao, shprehu dëshirën që të dyja vendet të punojnë më ngushtë për të rritur bashkëpunimin në fushën kulturore, shkencore dhe atë të turizmit.

Zonja Gillard, shprehu gatishmërinë e qeverisë australiane, për të bërë të gjitha përpjekjet, në përmirësimin e bashkëpunimit dhe forcimin e kontakteve midis liderëve të të dy vendeve.

Qeveria e Australisë mirëpret investimet e kompanive kineze. Gjithashtu zonja Gillard, ftoi studentë dhe turistë kinezë, ta vizitojnë Australinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)