24 Prill 2024

Këtë javë KEDS-i kalon te Limaku

Prishtinë, 29 prill - Këshilltari në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gëzim Baxhaku, ka bërë me dije për gazetën se këtë javë do të transferohen kompetencat nga kompania e Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë (KEDS) te kompania turke “Kosovo Çalik Limak Energy”

Këtë javë do të bëhet bartja e të gjitha kompetencave nga kompania e Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë (KEDS) te kompania turke “Kosovo Çalik Limak Energy”, e cila në vitin e kaluar është shpallur fituese. 


Këshilltari në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gëzim Baxhaku, ka bërë me dije për gazetën se këtë javë do të transferohen kompetencat te kompania fituese. “Ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka bërë të gjitha përgatitjet që të bëhet transferimi i kompetencave nga muaji maj dhe faturat do të shpërndahen nga kompania fituese”, ka thënë ai. 


Baxhaku ka bërë me dije se që nga nënshkrimi i kontratës që është bërë në vitin e kaluar nuk kanë hasur në ndonjë problem.

“Që nga tetori i vitit të kaluar, kur është bërë nënshkrimi i marrëveshjes, institucioni i Kosovës dhe kompania fituese kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë. Si ne, ashtu edhe kompania fituese, jemi gati për t’i bartur kompetencat”, ka thënë ai.


Marrëveshja në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë“Kosovo Çalik Limak Energy” për shitjen e Kompanisë së Distribuimit dhe të Furnizimit është nënshkruar në tetorin e vitit të kaluar. Gjatë ceremonisë së marrëveshjes kishte pasur incidente që ishin organizuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)