19 Mars 2024

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, vizitoi KEK-un

Prishtinë, 24 shtator - Në kuadër të vizitave të planifikuara, KNSSHP, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast Këshilli u njoftua nga menaxhmenti i KEK-ut, përkatësisht UD i Drejtorit Menaxhues,  Nijazi Thaqi me bashkëpunëtorë për gjendjen dhe kushtet e punës në gjigantin energjetik të Kosovës. Kryesuesi i Këshillit për Siguri dhe Shëndet në Punë, zëvendësministri Çerkin Dukolli, u informua me rregulloret dhe masat mbrojtëse që aplikon KEK-u në vendet e punës.

Si rezultat i veprimeve adekuate, numri i të lënduarve është reduktuar minimalisht. Brenda këtij nëntëmujori u raportua se ka pasur shumë pak lëndime dhe vetëm një rast me fatalitet.

Zëvendësministri Dukolli ka mirëpritur raportin me rezultatet e minimalizuara të aksidenteve, duke inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë edhe më tutje në ngritjen e masave konkrete të sigurisë  dhe shëndetit në punë.

Ai ka shtuar se pavarësisht interesave dhe përfitimeve që ka Kosova nga korporata energjetike, jetët e njerëzve janë më të shtrenjta dhe më të vlefshme.

Dukolli u informua se sistemi i sigurisë është i harmonizuar me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë, dhe  këtë sistem KEK e aplikon në dy nivele, në nivel korporate dhe në nivel të divizioneve, njësive Kosova A dhe B, dhe minierave.

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë, KEK-u ka një komitet për siguri i cili takohet njëherë në muaj. Në kuadër të masave parandaluese punëtorët vazhdimisht dërgohen në vizita sistematike për të konstatuar gjendjen e tyre fizike, psikike dhe emocionale.

Po kështu sot, Këshilli ka vizituar edhe minierën jug-perëndim të Sibofcit,  punën e ekskavatorëve atje dhe njësinë e prodhimit të energjisë, Kosova A. Zëvendësministri Dukolli përgëzoi punëtorët dhe menaxhmentin për punën e mire që po bëjnë, përkundër kushteve dhe makinerisë së vjetruar. Ai u shpreh i kënaqur me të dhënat për gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ajo që vlen të potencohet është se në minierë që nga viti 2008 në sektorin e minierave e deri më sot nuk ka pasur asnjë humbje të jetës së punëtorëve e as lëndime, falë angazhimit të menaxhmentit , kushteve të punës dhe syçeltësisë së punëtorëve.

Në këta takim, Këshilli diskutoi me menaxhmentin, për të shkëmbyer ide e propozime për zgjidhjen e statusit të Institutit të Mjekësisë së Punës në Obiliq. Ata u dakorduan që të punohet në këtë drejtim dhe të dilet më një rekomandim për Qeverinë, se ç’të bëhet më tutje me fatin e Institutit.

Në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile KNSSHP, sot kishte ftuar në cilësinë e vëzhguesit edhe OJQ-të që trajtojnë  çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, Iniciativa  Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Qendra për Avokim të Politikave. (QPA). ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)