29 Mars 2024

Kërkohet ligj kundër ndotjes

Obiliq, 5 qershor - Mbrëmë në fshatin Bakshi të Komunës së Obiliqit u mbajt takimi i radhës, i katërti, në kuadër të serisë së debateve publike të organizuara me qytetarë lidhur me projektligjin për Obiliqin.

Në këtë debat prezantuan iniciuesi i këtij projektligji, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Kuleta; Anëtari i Kryesisë së LB-së, Kushtrim Sheremeti; përfaqësuesi i Degës së LB-së në Obiliq, Shukri Klinaku; dhe Këshilltari i LB-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Ajet Berisha. 

Si zakonisht, nga anëtarët e panelit u paraqit në mënyrë të detajuar përmbajtja e Ligjit dhe arsyet e kësaj nisme.

Ndërkaq, nga qytetarët e shumtë të interesuar u bënë pyetje të ndryshme lidhur me procedurat dhe mundësinë e miratimit sa më të shpejtë të tij; u shpreh brenga për situatën çdo ditë e më të rëndë në këtë komunë dhe për injorimin nga ana e institucioneve qendrore e lokale të kësaj situate.

Madje, ata u shprehën se përveçqë nuk bëhet asgjë në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga termocentralet, kësaj komune i rëndohet edhe më tepër gjendja ambientale nga hapja në këtë komunë e deponive të ndryshme me materiale të rrezikshme, e që janë jashtë çdo standardi mjedisor.

Gjithashtu, ata shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për këtë nismë dhe gatishmërinë që ta mbështesin atë në të gjitha mënyrat e nevojshme.

Takimi i radhës me qytetarë do të mbahet sot me banorët e fshatrave Sibovc dhe Hamidi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)