23 Prill 2024

Kërkohen opcione më të lira për furnizim me energji

Prishtinë, 1 shkurt  – Qeveria e Kosovës, me ndihmën e Grupit të Bankës Botërore, USAID-it dhe te tjerëve, ka filluar një përpjekje ambicioze për zëvendësimin e gjysmës së kapaciteteve të saja gjeneruese të energjisë me njësi të reja gjeneruese me djegie të linjitit, si dhe të riparojë gjysmën tjetër të kapaciteteve gjeneruese, gjatë 4 viteve të ardhshme. Analiza e dokumentacionit fillestar të ofruar nga Grupi i Bankës Botërore për këtë projekt kishte disa të meta shumë kritike.

Si rrjedhojë, Banka Botërore ka porositur një analizë plotësuese (Dokumenti Informues i Bankës Botërore) i cili rivlerëson opsionet e furnizimit me energji elektrike të paraqitura më parë. Dokumenti informues bënë përmirësimin e disa supozimeve tejet të gabuara në analizën e mëhershme: ku tani njihet nevoja për diversifikim të kapaciteteve gjeneruese të energjisë, konfirmohet prezenca e një potenciali domethënës për kapacitete gjeneruese të energjisë së pastër, dhe theksohet nevoja për të reduktuar humbjet dhe të investuarit në eficencën e energjisë.

Megjithatë, raporti plotësues akoma dështon për të dhënë një vlerësim të saktë mbi opsionin më kosto më të ulët për Kosovën. Konkretisht:
Dokumenti informues dështon të dëshmojë nevojën për një termocentral të ri të bazuar në thëngjill: Dokumenti informues gabimisht arrin tek përfundimi që kapaciteti gjenerues i mbi 1,200 Më të ngarkesës bazë duhet të vihet në funksion para se të konstatohen nevojat e ngarkesës përcjellëse dhe ngarkesës kulmore (pikut), reduktimi në nivele të arsyeshme i humbjeve të tanishme teknike në shpërndarje dhe vjedhjeve, si dhe vlerësimi dhe zbatimi i mundësive për eficencë të rritur tek shfrytëzuesit.

Dokumenti informues dështon të analizojë ndikimet ekonomike në ekonominë e Kosovës, apo tek tarifë-paguesit mesatar, që një TC nga thëngjilli do të ketë:
Do të nevojiten ngritje të konsiderueshme në tarifa për të mbështetur financimin e zhvillimit të minierës së re, renovimit të TC Kosova B dhe ndërtimin e një TC të ri të propozuar prej 600 Më. Megjithatë, dokumenti informues nënvlerëson në masë të madhe ngritjet e tarifave të cilat do të nevojiten në të ardhmen e afërt dhe dështon të ekzaminojë ndikimin e këtyre ngritjeve në ekonominë Kosovare dhe kualitetin e jetës së tarifë-paguesve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)