19 Mars 2024

Kërkesa për energji elektrike në Evropë bie për 7 për qind

Bruksel, 27 mars - Ndërsa shtetet në të gjithë Evropën kanë frenuar ndjeshëm jetën publike në përpjekje për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, vendet evropiane kanë shënuar rënie të kërkesës për energji elektrike nga 2 deri 7 për qind nga javë në javë, ku deri më tani më së paku është prekur Britania e Madhe.

"Këto janë rënie shumë domethënëse në kontekstin e kërkesës për energji elektrike, ku ndryshimet e temperaturave janë normalisht të vogla", tha Dave Jones, analisti i energjisë elektrike në thinktank për klimën.

Jones tha se Italia, Spanja dhe ndoshta Franca kanë pasur ndikimin e dyfishtë nga çdo vend tjetër, ku paraprin Italia me 20 për qind në 2 javët e fundit.

"Të premten e kaluar, ndërmarrja italiane A2A tha se koronavirusi ishte përgjegjës për një rënie prej 15 për qind të kërkesës për energji elektrike në të gjithë Italinë dhe se rënia ishte deri në 25 për qind në rajonet veriore të Italisë", tha Jones.

Kërkesa e Gjermanisë për energji elektrike ra nga e premtja në 6 për qind, tha Jones, pasi më shumë fabrika u mbyllën gjatë javës, ndërsa Polonia kishte rënie ditore prej rreth 5 për qind nga e hëna në të premten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)