20 Prill 2024

KEK-ut shpërblen punëtorët me paga jubilare

PrishtinÑ‘, 23 gusht - Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka njoftuar punëtorët e kësaj korporate se ka nënshkruar vendimin për pagën jubilare.

Këtë ai tha se e ka bërë pas rezultateve të mira që i ka shënuar kompania.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar/a punëtorë të KEK-ut, ju njoftoj se e kam nënshkruar vendimin për pagën jubilare.

Natyrisht kjo është meritore sepse siç e kam cekur në vazhdimësi, meritor të rezultateve të mira të Korporatës jemi të gjithë se bashku.

Duke u bazuar në kompetencat e pozitës dhe në përputhje të plotë me ligjin kam nënshkruar këtë vendim pas performancës pozitive që ka arritur korporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Urime, suksese!

Me respekt,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)