20 Prill 2024

KEK-ut i bie faturimi për 47 për qind

Prishtinë, 8 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), po vazhdon të ketë probleme serioze me faturimin energjisë elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2012, KEK-u ka faturuar 38.73 milionë euro, apo 42.74 për qind më pak se në tremujorin e parë të vitit 2012, si dhe 14.33 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ESK), në tremujorin e dytë të vitit 2012, në Kosovë është prodhuar 1.357.4 gigavat orë energji elektrike, ku 98.6 për qind është prodhuar në termocentral dhe 1.4 për qind është prodhuar në hidrocentral.

Në raport me tremujorin e parë të këtij vitit, kemi ulje të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike për 22,4 për qind, kurse në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike për 3.3 për qind.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe KEK-u ka ulur edhe importin e energjisë elektrike në vend. Në tremujorin e dytë të vitit 2012 në Kosovë janë importuar 111.2 gigavat orë energji elektrike.

Sipas të dhënave të ESK-së sasia e importuar e energjisë elektrike është zvogëluar për 48.8 për qind në raport me tremujorin e kaluar.

Po ashtu, ulje të importit të energjisë elektrike kemi edhe për 19.4 për qind me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht uljes së prodhimit dhe importit, në anën tjetër KEK-u ka rritur eksportin gati si asnjëherë më parë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2012, janë eksportuar 167.,1 gigavat orë energji elektrike. Në raport me tremujorin e parë të këtij vitit kemi rritje të sasisë së eksportuar për 211 për qind.

Rritje të sasisë së eksportit për 21.3 për qind, kemi edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po ashtu, sipas raportit të ESK-së në tremujorin e dytë të vitit 2012, Kosova ka konsumuar 830.3 gigavat orë energji elektrike.

Në raport me tremujorin e kaluar, sasia e konsumuar e energjisë elektrike është ulur 19.7 për qind, kurse në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak ulja e sasisë në dispozicion është 2.1 për qind.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe KEK-u ka pasur edhe ulje të prodhimit të thëngjillit në vend. Në tremujorin e dytë të këtij viti Kosova ka prodhuar 1,9 milion ton thëngjill.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 kemi ulje të sasisë së prodhuar të thëngjillit për 13.6 për qind, dhe në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje të sasisë së prodhuar për 20,6 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2012 është KEK ka shpenzuar 1.9 milionë tonë thëngjill, ku në raport me tremujorin e kaluar, sasia e konsumit është ulur për 22.5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)