26 Nëntor 2020

KEK-un e vizitoi kryetari i BSPK-së

Prishtinë, 3 korrik - Sot, KEK-un e ka vizituar kryetari i BSPK-së Avni Ajdini dhe bashkëpunëtorja e tij Dafina Mehaj, të cilët u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Luigj Imeri me bashkëpunëtorë.

 Në takim, Ajdini dhe znj. Mehaj u njoftuan për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit si pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Ndërsa, Ajdini gjatë takimit shprehu interesimin e BSPK-së rreth çështjeve që kanë të bëjnë me punëtorët e KEK-ut, e veçmas rreth zbatimit të marrëveshjes kolektive, kërkesave të punëtorëve, kushtet e punës si dhe ecurinë e prodhimit në këto ditë të vështira.

z. Imeri: pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët, andaj do të punojmë bashkë me përfaqësuesit sindikal për të përkrahur kërkesat e tyre bazuar në ligjet në fuqi dhe kapacitetet ekonomike të korporatës.

"Korporata Energjetike e Kosovës konsideron që pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj. Në këtë drejtim, ne kemi zhvilluar takime të ndara me dy sindikatat e KEK-ut, ku kemi shprehur përkushtimin tonë për të përkrahur të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t'i përballuar."

"Si rrjedhojë, në bashkëpunim me përfaqësuesit sindikal, aktualisht jemi duke u marrë me sigurimin e pajisjeve mbrojtëse në punë, kontestet gjyqësore me punëtor si dhe  i kemi trajtuar çështjet të cilat u ngritën edhe nga Ajdini."

"Për më tepë, në gjithashtu kemi treguar gatishmërinë e menaxhmentit që përfaqësuesit e sindikatës të marrin pjesë në takimet e menaxhmentit sa herë të diskutohen çështjet që ndërlidhen me punëtorët". Theksoi Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) Luigj Imeri.

z. Ajdini: jam i gatshëm të përkrah përfaqësuesit sindikal dhe menaxhmentin e KEK-ut, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me punëtorët e korporatës.

Nga ana tjetër, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini duke falënderuar z. Imeri për gadishmërinë e tij dhe të menaxhmentit të KEK-ut për të përkrahur punëtorët dhe për të bashkëpunuar me përfaqësuesit sindikal në ralizimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve, u shpreh: "Unë kamë biseduar me ministrin e MPMS-së, me ç'rast kemi diskutuar rreth takimit të radhës të këshillit ekonomik social, ku në rend të ditës do të jetë kontrata kolektive, paga minimale dhe tema të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Sa i përket KEK-ut, ju siguroj se do të angazhohem maksimalisht në përkrahjen e përfaqësuesve sindikal dhe menaxhmentit të KEK-ut, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e mirëqenies së punëtorëve të korporatës"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)