16 Prill 2024

KEK-u transferon taksën e papaguar në llogaritë të RTK-së

Prishtinë , 5 gusht - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) ka bërë të ditur se ka transferuar pjesën e papaguar të taksës së Transmetuesit Publik, ose siç është e njohur gjerësisht, taksën për RTK-në, nga llogaritë e konsumatorëve të KEK-ut drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Që nga viti 2003 KEK-u ka bërë faturimin dhe arkëtimin e taksës së RTK-së në emër të RTK-së në përputhje me ligjet e aplikueshme. Për konsumatorët, kjo do të thotë se faturat e energjisë elektrike të KEK-ut kanë përfshirë ngarkesën e konsumit të energjisë elektrike dhe taksën mujore prej 3,50 € të RTK-së.

KEK-u ka ndërprerë këtë faturim dhe arkëtim të taksës së RTK-së në tetor 2009 në bazë të një vendimi të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 16 tetor 2009, i cili urdhëroi KEK-un për të ndaluar faturimin dhe arkëtimin e taksës së RTK-së.

Që nga ajo kohë, taksa mujore e RTK-së prej 3,50 € nuk ka qenë e përfshirë në faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike. Në ditët e ardhshme, çdo konsumator që ka fatura të papaguara të KEK-ut do të ketë informacion në lidhje me taksat e papaguara të RTK-së që i janë transferuar RTK-së.

Transferimi i kësaj takse nuk nënkupton shlyerje të borxhit të papaguar dhe RTK-ja mund të zgjedhë të kontaktoj konsumatorët individualisht në lidhje me këto taksa të papaguara. Megjithatë, KEK-u nuk do të kërkojë pagesën e këtyre taksave nga konsumatorët e saj. Nëse ndonjë konsumator ka ndonjë pyetje për këtë çështje të veçantë, ata këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt RTK-në.

Si pjesë e faturës për konsum të energjisë elektrike për muajin korrik 2010, konsumatorët do të marrin një Informatë mbi Transferim e cila do të shpjegojë se bilanci për borxhin e tyre të paraqitur në faturën e bashkangjitur të KEK-ut është vetëm për konsumin e energjisë elektrike, dhe se taksat e RTK-së që janë faturuar nga KEK-u deri para tetorit 2009 por që nuk janë paguar nga konsumatori janë transferuar në RTK.

Shuma e paraqitur në këtë Informatë mbi Transferim për taksat e papaguara të RTK-së është larguar nga bilanci i borxhit të paraqitur në faturat e muajit korrik 2010, duke lënë vetëm borxhin për konsumin e energjisë.

KEK-u është i vetëdijshëm se ka pasur disa konsumatorë që nuk kanë paguar për konsumin e energjisë në të kaluarën për shkak se ata kanë kundërshtuar taksën e RTK-së.

Megjithatë, KEK-u ka pasur obligim ligjor që të arkëtoj taksën e RTK-së dhe t’i paguajë RTK-së për pagesat e marra para tetorit të 2009. Tani, pasi që kundërshtimi për taksën e RTK-së nuk ekziston më, KEK-u kërkon prej konsumatorëve të saj që të shfrytëzojnë mundësinë për të paguar në tërësi për konsumin e tyre të energjisë elektrike.

KEK-u përkujton konsumatorët e saj që në mënyrë që të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duhet të veprojë mbi bazë komerciale.

Kjo do të thotë se duhet të trajtoj të gjithë konsumatorët e saj në mënyrë të barabartë dhe ata konsumatorë që paguajnë faturat e tyre duhet të marrin shërbim 24 orë, kurse ata konsumator që zgjedhin për të mos paguar nuk do të furnizohen me energji elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)