09 Prill 2020

KEK-u po punon me kapacitet të plotë

Prishtinë, 18 mars - Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)​, Njazi Thaçi, tha se KEK-u është jetik për qytetarët e Kosovës.

"Konform kësaj punëtorët e KEK-ut, janë të angazhuar maksimalisht. Jemi duke punuar me kapacitet të plotë. Momentalisht i kemi në punë dy blloqe të TC" Kosova A" dhe dy blloqe të TC "KosovaB", momentalisht jemi duke prodhuar 800 MW  sikur çdo ditë tjetër."

"Po ashtu ne kemi një bllok rezervë për çfardo situate prej 130 MW të tjera" tha ai sot për emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij puna është duke shkuar mirë. "Kemi marrë vendim ku kemi reduktuar stafin, punëtorët në prodhim janë në punë, dua ti falënderoj tl gjithë punëtorët e KEK-ut për punën që po bëjnë" tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)