28 Mars 2024

KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë

Prishtinë, 17 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të KEK-ut (SPEK) të udhëhequr nga Izet Mustafa, të cilët e njoftuan atë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen ata gjatë punës së përditshme.

Kryeministri u tha sindikalistëve të KEK-ut se ata duhet të jenë në krye të detyrës që të mos dështojnë me furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

Kryeministri Haradinaj u tha sindikalistëve se koha që shpenzohet për energjinë nuk është kohë e humbur dhe se temat që lidhen me KEK-un dhe atë trevë nuk do të neglizhohen nga Qeveria që ai drejton.

Sindikalistët u shprehën se KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)